Lushtaku i pakënaqur me ekipin, ky është e reagimi pas ndeshjes

Lushtaku i pakënaqur me ekipin, ky është e reagimi pas ndeshjes

Sport October 19, 2019 - 16:09
Detajet

Drenica ka barazuar në udhëtim me Flamurtarin me rezultat 0:0 në kuadër të javës së 10-të të Ipko Superligës së Kosovës, barazim ky që nuk i ka pëlqyer trajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku, shkruan Zëri.info.


Ai pas ndeshjes ka dhënë shumë kritika për lojtarët e tij pasi nuk i konkretizuan shanset që kishin.

“Jam i kënaqur me pjesën e parë por aspak me të dytën. I kemi humbur gjithë ato raste në pesën e parë dhe them se në pjesën e dytë shpëtuam pa humbur.

Kur t’i humbash gjithë ato raste mund edhe të dënohesh kështu që them se shpëtuam. Asnjë trajner nuk mund të jetë i kënaqur me barazim kur i humb gjithë ato raste por futbolli e ka këtë”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku për supersport Kosova./Zëri.info