Son për ndeshjen mes dy Koreve: Na u duk sikur ishim në luftë

Son për ndeshjen mes dy Koreve: Na u duk sikur ishim në luftë

Sport tetor 17, 2019 - 22:50
Detajet

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut e zhvilluan një ndeshje historike mes tyre të martën, transmeton zeri.info

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare mes dy shteteve, që e tërhoqi vëmendjen e gjithë botës së futbollit.

Ndeshja u mbyll pa gola 0:0, derisa stadiumi ishte i boshatisur dhe pa medie brenda tij.

i Tottenhamit, Heung-min Son ka thënë se ndeshja ishte shumë agresive, derisa shprehet se ishin me fat që u kthyen në shtëpi të sigurtë dhe pa lëndime.

“Më vjen keq që nuk fituam, por dua të them se ndeshja ishte shumë agresive, saqë mendoj se ishim me fat që u kthyem në shtëpi të sigurtë dhe pa u dëmtuar. Lojtarët e Koresë së Veriut ishin të ndjeshëm dhe agresivë. Na shanin dhe godisnin”, ka thënë Son.

“Na u duk sikur ishim në luftë! Unë kurrë nuk kam parë kaq shumë agresivitet në futboll deri më tani. Koreano-veriorët nuk bënin as kontakte me sy, kur unë u mundova të bisedoja me ta, për të mos folur për përgjigjet”, shtoi sulmuesi./Zëri