Rafet Prekazi shpërthen pas humbjes nga Shqipëria: Nuk e merituam humbjen

Rafet Prekazi shpërthen pas humbjes nga Shqipëria: Nuk e merituam humbjen

Sport October 15, 2019 - 21:45
Zbuloni detajet

Kosova U-21 ka humbur ndeshjen kualifikuese ndaj Shqipërisë U-21.

Me rezultatin 2-1 përfundoi ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena”.

Tafa dhe Muqolli ishin shënuesit për vendasit “kuqezi, kurse për Kosovën shënoi Blend Baftiu pas asistimit të bashkëlojtarit të tij te skuadra e Ballkanit, Arbër Hoxha.

Pas ndeshjes trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi tha se Shqipërisë iu dhuruan dy gola falë gabimeve tona.

“Jemi më me kualitet se Shqipëria sa i përket lojës. I kemi dhuruar golat. Ndoshta Shqipëria mund të jetë mirë, por Kosova nuk e ka merituar që të humb. Unë po them atë që kam parë në fushë. Nuk ka luajtur fare në pjesën e dytë Shqipëria në portën tonë. Jam shqiptar, thjesht po flas për lojën. Na kanë bërë problem vetëm me Brojën. Unë po mundohem të rris cilësinë. Po unë dua të luaj futboll. Ka më shumë rëndësi se fitorja”, ka thënë Prekazi për RTSH, shkruan Gazeta Olle

Kjo është humbja e dytë radhazi e Kosovës U21 pas asaj në Angli, teksa ka shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para të këtyre kualifikueseve kundër Andorës dhe Turqisë. /Zëri.info