Nga lufta deri te 'Euro 2020', rrëfimi interesant i mediumit italian për Kosovën

Nga lufta deri te 'Euro 2020', rrëfimi interesant i mediumit italian për Kosovën

Sport October 15, 2019 - 21:32
Detajet

Ueb faqja e njohur italiane Calciomercato ka publikuar një shkrim për Kosovën në rubrikën e tyre të veçantë “Momente gëzime”.

Në një futboll tani pa shembuj për tu ndjekur, por gjithnjë e më shumë i bazuar në para dhe ekonomi.

Kjo faqe ka zgjedhur një mënyrë që t’i ofrojë fansat e futbollit më afër sportit më të bukur në botë , të lidhur me fushën e lojës, por jo vetëm, por edhe me mediat sociale, me nisma bamirësie dhe histori për të treguar.

Futbolli është lumturi, futbolli është pasion, futbolli është “Momente gëzime”, shkruan Calciomercato, duke e përshkuar Kosovën.

“Euro 2020 për Kosovën është një ëndërr që sigurisht mund të bëhet realitet”, ka thënë Bersant Celina, një futbollist kosovar me nënshtetësi norvegjeze, mesfushor Swansea Cityt dhe Kosovës, ekip që ka lindur në mars 2014.

Epo, renditja e Grupit A për kualifikimet për Euro 2020 vijon: Anglia e para me 15 pikë, Çekia e dyta në 12 dhe Kosova e treta, me vetëm një pikë më pak, kur janë edhe dy ndeshje, shkruan Calciomercato.

Beteja vendimtare është planifikuar të zhvillohet në Pragë më 14 nëntor. Fitorja do të thotë të kalosh me një këmbë e gjysmë në Euro 2020 , pasi në fund e presin  në shtëpi Anglinë.

Nga Rrahmani te Berisha, ka shumë ‘italianë’ të Kosova

Kanë kaluar vetëm pesë vjet nga ndeshja e parë zyrtare e luajtur nga Përfaqësuesja e Kosovës, në miqësoren kundër Haitit, e ndjekur nga qytetarët siurrse të ishte një finale i Kupës së Botës.

Dje Kosova mposhti Malin e Zi , një tjetër ish-shtet jugosllav, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, me golat e kapitenit Amir Rrahmani dhe sulmuesit të Fenerbahces, Vedat Muriqi.

Aty janë edhe Valon Berisha i Lazios, dhe ish- portieri i Palermos, tani Torinos, Samir Ujkani.

Nuk harrohen Arijanet Muric, Mergim Vojvoda, Fidan Aliti, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Milot Rashica, Bersant Celina dhe Arbër Zeneli, boshti i ekipit të Kosovës që po ndjekin historin dhe tani ëndërrojnë për kualifikimin e parë historik në fazën e fundit të një turneu madhor.

Nga Shaqiri dhe Xhaka te Hetemaj, kosovarët që nuk erdhën

Pas luftës Kosova ka udhëtuar drejt pavarësisë ku aktualisht njihet vetëm nga 113 vende të KB, ndërsa 73, përfshirë Rusinë dhe Kinën, janë kundër.

Te Zvicra janë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, pore dhe Përparim Hetemaj nga Finlanda, emra të njohur që kanë origjinë nga Kosova.

Një vend që arriti pavarësi vetëm në shkurt 2008, pas vitesh urrejtje dhe luftërave sot ka një mesazh të rëndësishëm për sportin, pavarësisht flamujve. /Telegrafi/