Munishi: Disa lojtarë të Kosovës te Ballkani nuk do të kishin vend as në 18-she

Munishi: Disa lojtarë të Kosovës te Ballkani nuk do të kishin vend as në 18-she

Sport October 15, 2019 - 21:27
Zbuloni detajet

Kosova U21 është mposhtur në ‘Elbasan Arena’ të Shqipërisë.

Djelmoshat e Rafet Prekazit janë mposhtur në Shqipëri, me rezultatin 2:1, shkruan Zëri.info.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi i cili e drejton Ballkanin, ka shpërthyer pas ndeshjes teksa e ka bërë analizën e këtij takimi.

"Disa lojtarë të Kosovës U-21 unë nuk do t'i merrja as në 18-she te Ballkani. Disa lojtarë të Kosovës duhet mi mësojmë që të vrapojnë", tha Munishi për Radio Televizionin e Kosovës, përcjell Zëri.info.

Te Kosova në pjesën e dytë u inkuadruar edhe futbollistët e Munishit që i drejton te Ballkani, Arbër Hoxha dhe Blendi Baftiu.

Ky i fundit e shënoi golin e vetëm për Kosovën.

"Me sa e vërejta unë, lojtarët që i drejtojë te Ballkani, Blendi Baftiu dhe Arbër Hoxha, janë më të mirët aty. Edhe Supermenin me fut në lojë 7-8 minuta nuk ka se çka të bëjë. Mendoj se trajneri Rafet Prekazi është dashur që t'i kryejë zëvendësimet më herët", pohoi Munishi.

Kjo është humbja e dytë radhazi e Kosovës U21 pas asaj në Angli, teksa ka shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para të këtyre kualifikueseve kundër Andorës dhe Turqisë. /Zëri.info