Muriqi zbulon se pse u kap me malazezin, tregon se çka bisedoi me trajnerin pas ndeshjes

Muriqi zbulon se pse u kap me malazezin, tregon se çka bisedoi me trajnerin pas ndeshjes

Sport October 14, 2019 - 23:15
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Në një ndeshje plot spektakël si në tribuna ashtu edhe në fushën e lojës, Kosova arriti ta mposhtë Malin e Zi me rezultat të pastër 2:0, raporton Zëri.info.

"Dardanët" e drejtuar nga trajneri zviceran Bernard Challandes shënuan golat e fitores përmes Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.

Pas ndeshjes, golashënuesi i Kosovës sonte Vedat Muriqi në mes të tjerash ka folur edhe për incidentin me futbollistin malazez.

"Pas ndeshjes fola me trajnerin. I thash që kisha pesë raste. Sulmuesit maten me gola, por unë jam i lumtur me fitoren. Nuk jam i zhgënjyer pasi fituam", tha Muriqi për SS Kosova, përcjell Zëri.info.

"Për pozitën që mora kartonë, nuk ka qenë provokim. Ai më sulmoi dhe ne jemi gjaknxehtë andaj reagova. Ishte konflikt i vogël", shtoi Muriqi./Zëri.info