Hoxha për Përfaqësuesen e Kosovës: Këta futbollistë nuk duhet të lihen anash

Hoxha për Përfaqësuesen e Kosovës: Këta futbollistë nuk duhet të lihen anash

Sport October 14, 2019 - 18:59
Detajet

Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur kosovar Erdin Hashani dhe futbollisti i Feronikelit Yll Hoxha janë të ftuar në emisionin '90 Plus', i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Kosova dhe Mali i Zi përballen mes vete sonte në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Ndeshja e sotme zhvillohet në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë nga ora 20:45.

Futbollisti i Feronikelit Yll Hoxha mendon se te Përfaqësuesja e Kosovës nuk duhet të lihen anash yjet e Superligës së Kosovës.

"Superliga e Kosovës nuk duhet të lihet anash", tha Hoxha në "90 Plus", përcjell Zëri.info.

"Futbollistët që luajnë në Superligën e Kosovës duhet të ftohen, së paku edhe për një minutë", vlerësoi Hoxha.

"Vlera e tyre do të rritej dukshëm me inkuadrimin e tyre në Përfaqësuese", tregoi më tej mbrojtësi i krahut të majtë./Zëri.info