Vlerësimi interesant i Erdin Hashanit për Yll Hoxhën e Feronikelit

Vlerësimi interesant i Erdin Hashanit për Yll Hoxhën e Feronikelit

Sport October 14, 2019 - 18:46
Detajet

Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur kosovar Erdin Hashani dhe futbollisti i Feronikelit Yll Hoxha janë të ftuar në emisionin '90 Plus', i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Feronikeli e ka nisur në formë 'mikse' këtë edicion në Superligën e Kosovës, raporton Zëri.info.

Megjithatë, në formë të mirë këtë edicion vazhdon të jetë Yll Hoxha, anësori i 'Niklit'.

Hoxha më parë ka luajtur edhe si mesfushor, megjithatë sot po shkëlqen si mbrojtës i majtë.

Për të fjalë të mira ka edhe trajneri kosovar i Dardanës Erdin Hashani.

"E shohim se mbrojtësit e krahut, sidomos te Liverpooli dhurojnë shumë asistime", tha Hashani në "90 Plus", përcjell Zëri.info.

"Për këtë arsye Yllin e kanë kthyer në krahun e majtë të mbrojtjes, për shkak se është më i rrezikshëm dhe e ka fizikun", vlerësoi Hashani.

"Mbrojtësit e krahut të majtë duke i vendosur në fazën ofanzive nuk është gjë e mirë. Futbolli modern ka ndryshuar", tregoi më tej Hashani./Zëri.info