Sot, të gjithë me Kosovën!

Sot, të gjithë me Kosovën!

Sport October 14, 2019 - 18:20
Zbuloni detajet

Kosova do të përballet me Malin e Zi në ndeshjen e gjashtë kualifikuese për kampionatin evropian Euro 2020, shkruan Zëri.info.

Kundërshtari në xhiron e gjashtë është shteti fqinj Mali i Zi, që ka humbur gjitha gjasat për kualifikim të mundshëm.

Ndeshja mes dy Përfaqësueseve fqinje do të zhvillohet në kryeqytetin kosovar Prishtinë, më saktësisht në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.

Kosovën e mbanë në garë për kualifikim vetëm fitorja ndaj Malit të Zi, derisa malazezët vijnë për të marrë një rezultat pozitiv për prestigj.

Federata e Futbollit e Kosovës pak minuta më parë e ka bërë një postim në rrjetin social Facebook.

Postimi i FFK-së

Sot, të gjithë me Kosovën!

Dardanët të rreshtuar me krenari dhe përgjegjësi...

Forca Kosovë!

Unë, biri yt Kosovë

#Dardanët

#Dardanians