Motra e futbollistit të Kosovës është gati për ndeshjen e sotmen ndaj Malit të Zi

Motra e futbollistit të Kosovës është gati për ndeshjen e sotmen ndaj Malit të Zi

Sport October 14, 2019 - 18:01
Zbuloni detajet

Kosova do ta presë Malin e Zi sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe çfarëdo rezultati përveç fitores nënkupton se verdhekaltrit rrezikojnë të mbesin jashtë garës për kualifikim në Euro 2020, raporton Zëri.info.

Përkrahja për futbollistët tanë nuk po mungon.

Familjarë të tyre do të jenë sonte prezent në stadiumin "Fadil Vokrri" nga ora 20:45 kur nis ndeshja.

Portieri shqiptar nga Mali i Zi, Aro Muric, do të përkrahet nga motra e tij Amra Muric.

"Gati për sonte. Kosova fiton", ka shkruar Amra Muric në rrjetin social Instagram, përcjell Zëri.info.

Image

Ndryshe, Kosova po shpresonte se me një fitore eventuale kundër malazezëve në shtëpi, do të ngrihej në pozitën e dytë me dy pikë mbi rivalin e drejtpërdrejt për këtë vend, Republikën e Çekisë – të fundit që dërgon në Euro përmes kualifikimeve – por gjërat ndryshuan pas fitores së papritur të çekëve kundër lideres së Grupit A, Anglisë, të premten në Pragë.

Kjo nënkupton se tani verdhekaltërve u duhet fitorja për t’iu afruar Çekisë në vetëm një pikë para duelit të drejtpërdrejt në xhiron e ardhshme në Pragë. /Zëri.info