Ndeshja hapëse e javës së dhjetë në Superligën e Kosovës zhvillohet në Drenas

Ndeshja hapëse e javës së dhjetë në Superligën e Kosovës zhvillohet në Drenas

Sport October 14, 2019 - 17:32
Detajet

Pas ndeshjeve ndërkombëtare, Superliga e Kosovës do të fillojë me javën e dhjetë të ndeshjeve.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet në Drenas mes Feronikelit dhe Gjilanit, shkruan Zëri.info.

Kampioni në fuqi e pret Gjilanin e Gentian Mezanit në stadiumin 'Rexhep Rexhepi' me fillim nga ora 14:00.

Ndryshe, pas nëntë javësh në Superligën e Kosovës, Feronikeli renditet në vendin e pestë në renditjen tabelore.

Kurse, Gjilani në vendin e tretë me 18 pikë sosh./Zëri.info