Qesharake: Portieri i San Marinos i harron rregullat bazike të futbollit, e kap topin me duar jashtë zonës së tij

Qesharake: Portieri i San Marinos i harron rregullat bazike të futbollit, e kap topin me duar jashtë zonës së tij

Sport October 14, 2019 - 15:05
Detajet

Aldo Simoncini ka bërë njërën prej gabimeve më të çuditshme në historinë e futbollit, derisa e ka kapur topin me duar jashtë zonës së rreptësisë, transmeton zeri.info

Kjo gjë ndodhi në humbjen 6:0 të San Marinos nga Skocia të dielën në “Hampden Park”.

Asnjë lojtar i Skocisë nuk shkoi për t’i bërë presion dhe ai kishte gjithë kohën e botës për t’u menduar se ku ta gjuajë topin.

Por, kjo gjë nuk e ndali portierin që ta kap topin me duar jashtë zonës së tij.

Disa tifozë kanë thënë se 33-vjeçari kishte menduar se gjyqtari kishte vërshëllyer për shkak të rrëzimit në fushë të një lojtari skocez.

Por, kjo gjë nuk i ka ndalur njerëzit që të tallen me të në rrjetet sociale./Zëri