Mihaj: Një ditë do të jem kapiten i Kombëtares shqiptare

Mihaj: Një ditë do të jem kapiten i Kombëtares shqiptare

Sport tetor 09, 2019 - 19:59
Detajet

Ka lindur në Greqi, është rritur në Greqi, madje edhe me prindërit flet greqisht, për shkak të vështirësisë me gjuhën shqipe, por Enea Mihaj ëndërron që një ditë të behet kapiteni i Kombëtares.

Në një prononcim për “TV Klan”, mbrojtësi i cili aktivizohet te PAOK-u i Selanikut, ka treguar edhe arsyen pse zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi.

“Unë besoj në pak kohë do të luajë më shumë edhe me Kombëtaren dhe një ditë besoj se do të jem kapiteni i Shqipërisë. Kur një njeri rritet në një shtet tjetër, flet greqisht me mamanë dhe babanë, ndihet edhe grek edhe shqiptar.

Çfarë më bëri të vija te Shqipëria? Atë që do bësh, duhet ta bësh me gjithë shpirt. Shpirti im ishte më shumë që të vija te Shqipëria. Dua të vazhdoj të bëj gjëra të mëdha. Në të ardhme do të tregoj se çfarë mund të bëj në të vërtet. Lojtarët e rinj, si Bare, Manaj, Gjasula, kanë dëshirë të madhe për të fituar ndeshjen. Kanë shpejtësi, energji, por sigurisht që duhen edhe lojtarë me më shumë eksperiencë”, u shpreh Mihaj.