Shikueshmëria e ultë në futbollin kosovar, Remzi Ejupi: Po ndodh në tërë Ballkanin

Shikueshmëria e ultë në futbollin kosovar, Remzi Ejupi: Po ndodh në tërë Ballkanin

Sport September 22, 2019 - 23:11
Detajet

Presidenti i FC Prishtinës Remzi Ejupi është rrëfyer në një intervistë të gjatë në "Sporti në KTV".

Ejupi në mes të tjerash ka folur për gjendjen në klub, 'Plisat', trajnerin e ri Armend Dallku dhe situatën me trajnerin e larguar Mirel Josa, raporton Zëri.info.

Në ndeshjet e futbollit kosovar shikueshmëria ka qenë tejet e ultë, gjithashtu edhe në ndeshjet e FC Prishtinës.

Ndërkaq, presidenti Ejupi thotë se shikueshmëria ka rënë në përgjithësi në tërë Ballkanin.

"Nuk mendoj se shikueshmëria është e ultë në krahasim me klubet tjera kosovare përveç në derbin e Gjilanit", tha fillimisht Remzi Ejupi, përcjell Zëri.info.

"Shikueshmëria ka rënë në gjithë Ballkanin, përveç se në derbi", shtoi Ejupi./Zëri.info