Vojvoda e detyroi kundërshtarin të shënonte autogol në ndeshjen e Ligës së Evropës
Sport
September 19, 2019 - 23:44
Detajet
Standard Liege ka shënuar fitore ndaj Vitoria de Guimaraes në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, transmeton zeri.info
Klubi belg, për të cilin Mërgim Vojvoda u paraqit për 90 minuta, triumfoi në shtëpi 2:0.
Florent Hanin realizoi autogol në minutën e 66-të, kurse Paul-Jose M'Poku shënoi në minutat shtesë.
Reprezentuesi kosovar ishte më meritori për golin e parë sepse ishte pikërisht ai që e detyroi kundërshtarin të shënojë në portën e tij./Zëri