Formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë futbollistët e PSG-s

Formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë futbollistët e PSG-s

Sport September 19, 2019 - 15:30
Detajet

Pas javës së parë në fazën e grupeve, Liga e Kampionëve ka publikuar formacionin me futbollistët më të mirë të javës.

Në mesjavë – të marten dhe të mërkurën – janë zhvilluar ndeshjet e para të fazes grupore në Ligën e Kampionëve, shkruan Zëri.info.

Ndeshjet më interesante u zhvilluan në Dortmund, Paris, Napoli dhe Madrid derisa spektakli nuk mungoi.

Pas përfundimit të ndeshjeve të para, votuesit e Ligës së Kampionëve kanë zgjedhur formacionin më të mirë të javës, i cili dominohet nga lojtarët e PSG-s.

Image

Thomas Meunier, Angel Di Maria dhe Juan Bernat përfaqësojnë PSG-n, ndërsa pas tyre vjen Dinamo Zagrebi dhe Ajaxi me nga dy lojtarë.

Nicolas Tagliafico dhe Edson Alvarezi vijnë nga Ajaxi, ndërsa Dinamo Zagrebi përfaqësohet nga Marin Leovac dhe Mislav Orsic.

Lojtarët tjerë në formacion janë Marc-Andre Ter Stegen (Barcelona), Ilkay Gundogan (Man City), Mathieu Valbuena (Olympiacos) dhe Erling Braut Haland (Salzburg)./Zëri.info