Futbollisti serb godet bashkëlojtarin e tij në ndeshjen Ajax - Lille

Futbollisti serb godet bashkëlojtarin e tij në ndeshjen Ajax - Lille

Sport September 18, 2019 - 12:21
Detajet

Kapiteni i Ajaxit Dusan Tadic i ka dhënë bashkëlojtarit të tij David Neres një shuplakë befasuese gjatë festimit të golit kundër Lilles mbrëmë.

Gjysmëfinalisti i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve fitoi me rezultat 3:0 me golat e Quincy Promes, Edson Alvarez dhe Nicolas Tagliafico, shkruan Zëri.info.

Tadic nuk arriti të shënojë mbrëmë dhe ta vazhdojë formën e mirë të tij në fillim të këtij edicioni në Evropë, por dhuroi një moment qesharak gjatë pjesës së parë.

Derisa futbollistët e Ajaxit ishin duke festuar golin e Promes në minutën e 18-të, Tadic vendosi ta ‘godasë’ Neresin, i cili reagoi në mënyrë interesante.

Mesfushori serb më pas e kuptoi se sa shumë e goditi bashkëlojtarin e tij duke u munduar t’i kërkojë falje./Zëri.info