Barkley humbi penalltinë për Chelsean, kjo është deklarata e Lampardit

Barkley humbi penalltinë për Chelsean, kjo është deklarata e Lampardit

Sport September 17, 2019 - 23:44
Detajet

Chelsea ka pësuar humbje në shtëpi nga Valencia në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info

Klubi londinez u mposht me rezultatin minimal 1:0 nga spanjollët.

Chelsea e pati një rast ideal për ta barazuar rezultatin me anë të një penalltie, por ishte Ross Barkley që gaboi nga pika e bardhë.

“Ross është gjuajtës i penalltive dhe është i tillë kur ai starton në ndeshje. Ai e mori dhe e humbi. Është një histori e madhe për të thënë se ka grindje mes lojtarëve. Nëse ai shënon nuk ka histori. Por, ai e mori dhe e humbi. Kaq. Zhgënjimi tek të gjithë ne është se nuk e patëm shansin ta fitonim ndeshjen”, ka thënë Frank Lampard./Zëri