Ylli i Liverpoolit flet pas humbjes në Napoli: Duhet të reagojmë

Ylli i Liverpoolit flet pas humbjes në Napoli: Duhet të reagojmë

Sport September 17, 2019 - 23:29
Detajet

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Liverpool është mposhtur nga Napoli në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të këtij kompeticioni.

Napolitanët triumfuan në shtëpi me rezultatin 2:0.

Mesfushori i Liverpoolit, Jordan Henderson thotë se ekipi i tij mund të bëjë më mirë dhe duhet të provojë të reagojë në mënyrën e duhur.

“Dëgjoni, në pjesën e parë unë ndjej se luajtëm mjaft mirë, ne ve thjesht na mungoi diçka në fazën finale. Napoli është një ekip i mirë dhe ju duhet të mbroheni si skuadër, gjë të cilën ndjej se e bëmë”, deklaroi ai.

“Gabimet për golin, ne duhet të përmirësohemi. Në përgjithësi ne mund të bëjmë më mirë, të marrim përgjegjësi dhe të provojmë të reagojmë në mënyrën e duhur”, shtoi Henderson./Zëri