Formacionet e mundshme: Chelsea - Valencia, dy mungesa të mëdha te londinezët

Formacionet e mundshme: Chelsea - Valencia, dy mungesa të mëdha te londinezët

Sport September 17, 2019 - 09:57
Detajet

Chelsea do ta nis kampanjën e re në Ligën e Kampionëve kundër Valencias pas fitores mahnitëse 5:2 përballë Wolverhamptonit në mbrëmjen e së shtunës.

Valencia, nga ana tjetër, vjen pas humbjes me të njejtin rezultat nga Barcelona në “Camp Nou”, shkruan Zëri.info.

Chelsea kthehet në garën më të madhe evropiane pas një viti mungesë, derisa në këtë kompeticion debuton edhe Frank Lampard në postin e trajnerit te “Të Kaltërit”.

Në formë të jashtëzakonshme te Chelsea është i riu Tammy Abraham i cili shënoi tre-golësh në fitoren kundër Wolverhamptonit, dhe tashmë ka zënë vendin e titullarit.

Image

Por, Chelsea do të ketë probleme sonte pasi mungon gjermani Antonio Rudiger, derisa në vend të tij pritet të luaj Kurt Zouma.

Edhe N’Golo Kante mund të mungojë sonte shkaku i lëndimit, derisa Christian Pulisic pritet të kthehet në formacionin startues.

Nga ana tjetër, te Valencia Geoffrey Kondogbia pritet të rikjthehet në mesfushë, derisa Kevin Gameiro pritet të mungojë.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Arrizabalaga; Zouma, Christensen, Tomori; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Alonso; Mount, Pulisic; Abraham.

Formacioni i mundshëm i Valencias: Cillessen; Wass, Garay, Paulista, Gaya; Torres, Coquelin, Kondogbia, Parejo, Guedes; Rodrigo./Zëri.info