Inter - Slavia Praga: Formacionet e mundshme, probleme për 'Nerazzurrët'

Inter - Slavia Praga: Formacionet e mundshme, probleme për 'Nerazzurrët'

Sport September 17, 2019 - 09:45
Detajet

Interi do ta nis sonte kampanjën e re në Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Antonio Contes përballë Slavia Pragës me fillim nga ora 18:55.

Mendohet se tashmë trajneri italian ka vendosur për formacionin startues, derisa në mbrojtje do të vendosen Diego Godin, Stefan de Vrij dhe Milan Skriniar para portierit Samir Handanovic, shkruan Zëri.info.

Në krahët e mesfushës, Conte pritet të bëjë disa ndryshime duke luajtur me prurjet e reja Lazaro dhe Biraghi.

Image

Ndërkaq, në qendër të mesfushës priten të luajnë të paprekshmit Marcelo Brozovic dhe Stefano Stensi, derisa mund të ketë vend edhe për Vecinon.

Në sulm për Interin do të luajnë Lautaro Martinez, ndërkaq nëse Romelu Lukaku nuk rikuperohet nga lëndimi në shpinë, atëherë Alexis Sanchez do të luajë nga minuta e parë.

Inter – Slavia Praga zhvillohet sonte nga ora 18:55 në “Giuseppe Meazza”.

Image

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Lazaro, Vecino, Brozovic, Sensi, Biraghi; Lukaku, Lautaro.

Formacioni i mundshëm i Slavia Pragës: Kolar; Coufal, Kudela, Hovorka, Boril; Soucek, Kral; Masopust, Stanciu, Olayinka; Skoda./Zëri.info