Trajneri i Flamurtarit tregon krahasimin e madh mes futbollit shqiptar dhe të Maqedonisë së Veriut

Trajneri i Flamurtarit tregon krahasimin e madh mes futbollit shqiptar dhe të Maqedonisë së Veriut

Sport September 16, 2019 - 18:49
Detajet

Trajneri i Flamurtarit Artim Shaqiri dhe ish-trajneri i Vushtrrisë Bekim Shotani janë të ftuar në emisionin "90 Plus" i cili transmetohet në TV Zëri.

Artim Shaqiri është duke e shijuar aventurën e tij si trajner i Flamurtarit në Kosovë, shkruan Zëri.info.

Shaqiri i cili ka punuar shumë me skuadra në rajon, ka treguar një dallim të madh mes futbollit shqiptar dhe atij në Maqedoninë e Veriut.

"Futbolli në Shqipëri me atë të Maqedonisë së Veriut ndryshon shumë", tha Shaqiri në "90 Plus", përcjell Zëri.info.

"Kjo për shkak se në Shqipëri investojnë shumë klube, ndërsa në Maqedoni të Veriut janë vetëm tre apo katër klube", vlerësoi Shaqiri.

"Gabim i madh është që nuk punohet me akademi, por duhet punuar edhe në infrastrukturë", shtoi Shaqiri./Zëri.info