Telashe të mëdha për Zidane para ndeshjes me PSG-n, mungon futbollisti i madh

Telashe të mëdha për Zidane para ndeshjes me PSG-n, mungon futbollisti i madh

Sport September 16, 2019 - 17:26
Detajet

'Kokëdhimbjet' vazhdojnë të jenë të mëdha për trajnerin e Real Madridit Zinedine Zidane i cili nuk do ta ketë as Marcelon të gatshëm për sfidën kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi brazilian është diagnostifikuar me një lëndim, ka konfirmuar ueb-sajti zyrtar i Real Madridit gjatë ditës së sotme, shkruan Zëri.info.

Anësori i majtë pritet ta humbasë ndeshjen e së mërkurës me parisienët, dhe është në dyshim për ndeshjen ndaj Sevillës në La Liga të dielën.

Marcelo pësoi lëndim në fitoren e së shtunës ndaj Levantes, por vazhdoi të luajë pasi u trajtua në fushën e lojës.

Image

Sot, mbrojtësi stërviti normalisht me skuadrën, por pas nënshtrimit në teste mjekësore, rezultoi se ai ka një lëndim në qafë.

Prurja e verës Ferland Mendy pritet ta zëvendësojë brazilianin për ndeshjen kundër PSG-s.

Ndryshe, Zidanes në këtë ndeshje do t'i mungojnë edhe Isco, Fede Valverde, Luka Modric dhe Marco Asensio shkaku i lëndimeve.

Ndërkaq, Sergio Ramos dhe Nacho mungojnë sepse janë të pezulluar./Zëri.info