E zbulon Mourinho: Te ky klub e kam pasur përvojën më të mirë në karrierë

E zbulon Mourinho: Te ky klub e kam pasur përvojën më të mirë në karrierë

Sport September 12, 2019 - 21:52
Detajet

Jose Mourinho ka zbuluar se koha e kaluar te Real Madridi ka qenë përvoja e tij më e mirë në karrierë, transmeton zeri.info

Strategu portugez ka drejtuar klube si Manchester Unitedi, Chelsea, Interi e Porto, por ka thënë se përvojën më të mirë e ka pasur te Real Madridi.

Mourinho e kishte drejtuar gjigntin madrilen gjatë periudhës 2010-2013 dhe kishte fituar një ligë spanjolle, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës.

“Real Madridi ishte përvoja ime më e mirë për shkak të asaj që kam mësuar si trajner, si njeri dhe për shkak të mësimeve që kam marrë në karrierën dhe jetën time”, deklaroi portugezi.

“Është kujtimi më i mirë i karrierës sime, ishte fantastike”, shtoi ai./Zëri