Manchester City i kthehet fitores, mposht lehtësisht Bournemouthin në 'Vitality Stadium'
Sport
August 25, 2019 - 16:59
Detajet
Manchester City ka regjistruar fitoren e dytë të edicionit të ri në kampionatin elitar anglez Premierligë.
Në ndeshjen e zhvilluar në "Vitality Stadium", "Qytetarët" kanë triumfuar përballë Bournemouthit, raporton Zëri.info.
Skuadra kampione e Pep Guardiolës ka fituar me rezultat solid 3:1.
Dy golat e Sergio Agueros ('15,'64) dhe një gol nga Raheem Sterling ('43) i kanë dhuruar tre pikë mysafirëve.
Ndërsa, golin e vetëm për vendasit e shënoi super-talenti i Liverpoolit i huazuar në Bournemouth Harry Wilson.
Me këtë fitore, Manchester City ngritet në vendin e dytë me shtatë pikë.
Kurse, Bournemouthi mbetet në vendin e dhjetë me vetëm katër pikë./Zëri.info