Zbulohet e ardhmja e Rakiticit

Zbulohet e ardhmja e Rakiticit

Sport August 22, 2019 - 23:21
Detajet

Mesfushori Ivan Rakitic nuk do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, pavarësisht ofertave që kanë ardhur në drejtim të kroatit, shkruan “Marca”.

Juventusi u interesua për Rakiticin gjatë kësaj jave, por Barcelona e refuzoi klubin italian, duke thënë se lojtari nuk është shitje, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kroat nuk dëshiron të largohet nga klubi dhe katalonjasit janë të gatshëm ta repsektojnë këtë.

Më herët klubi spanjoll kishte refuzuar edhe interesimin e Paris Saint-Germainit dhe Manchester Unitedit për lojtarin./Zëri