Icardi mbetet në Inter?

Icardi mbetet në Inter?

Sport August 20, 2019 - 16:23
Detajet

Mauro Icardi raportohet se e ka zgjedhur fanellën me numër 7 te Interi, derisa tani është duke e menduar qëndrimin në klub, transmeton zeri.info

Icardi dukej sikur do të largohej nga klubi zikaltër, por insistimi i tij për të kaluar vetëm te Juventusi ka bërë që ende të jetë pjesë e Interit.

Argjentinasi është lënë jashtë stërvitjeve të ekipit të parë gjatë muajit të fundit, derisa Romelu Lukaku e ka rrëmbyer fanellën me numrin 9.

Sidoqoftë, “Sport Mediaset” tani raporton se ai ka kërkuar fanellën me numër 7, si një shenjë për t’u integruar në skuadër dhe kërkesa e tij është pranuar.

Topi tani kalon në duart e trajnerit Antonio Conte, derisa 26-vjeçari tashmë ka kërcënuar të ndërmarrë masa ligjore nëse nuk kthehet në skuadër./Zëri