Vedat Muriqi e “nokautoi” kundërshtarin, gjyqtarëve nuk u shpëton ky rast

Vedat Muriqi e “nokautoi” kundërshtarin, gjyqtarëve nuk u shpëton ky rast

Sport gusht 20, 2019 - 11:27
Detajet

Vedat Muriqi e nisi me super gol edicionin e ri të Superligës turke.

Ai shënoi që në ndeshjen e parë zyrtare me Fenerbahcen, në fitoren 5:0 ndaj Gaziantepspor.

Krahas këtij goli, gjiganti i Kosovës u veçua edhe për një gjest në minutat shtesë.

Derisa bashkëlojtarët e tij ziheshin me një lojtar të Gaziantepit, Muriqi afrohet dhe me një të shtyrë me dorë e hedh në tokë kundërshtarin.

Për këtë gjest, 25-vjeçari u ndëshkua me kartonin e verdhë.