Sanchez te Interi? Flet Soskjaer

Sanchez te Interi? Flet Soskjaer

Sport August 19, 2019 - 23:36
Detajet

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Alexis Sanchez është ende lojtar i ekipit të tij, derisa e ardhmja e kilianit do të zbulohet në ditët në vazhdim, transmeton zeri.info

Së fundmi është raportuar se Sanchez është shumë afër transferimit te Interi në formë huazimi.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë me Alexis Sanchezin në ditët e ardhshme. Momentalisht ai është lojtar i joni”, ka deklaruar Solskjaer.

Sanchez është pjesë e “djajve të kuq” që prej janarit të vitit të kaluar pas transferimit nga Arsenali, por ka dështuar që ta tregojë veten e tij në “Old Trafford”./Zëri