Adrian Aliaj po e vëzhgon këtë futbollist të Superligës së Kosovës

Adrian Aliaj po e vëzhgon këtë futbollist të Superligës së Kosovës

Sport August 19, 2019 - 19:59
Zbuloni detajet

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka qenë i ftuar në emisionin "90 Plus" në Radio Prishtina, transmeton Zëri.info.

Batatina ka thënë se disa futbollistë të Llapit pritet që të transferohen në klube evropiane.

"Për Valmir Veliun ka disa kontakte nga disa klube në Evropë, por nuk mund të përmend emra momentalisht. Gjithashtu mund të lëviz edhe Muhamet Hyseni apo Taulant Haliti. Ka interes edhe për Alban Shabanin një futbollist shumë i talentuar. Atë e ka përcjell edhe menaxheri i Amir Rrahmanit, Adrian Aliaj në disa ndeshje miqësore dhe i ka lënë shumë mbresa", ka zbuluar Tahir Batatina, përcjell Zëri.info.

Image

Kujtojmë se nga Llapi në vitet e fundit për në Evropë janë transferuar Festim Alidema i cili në edicionin e fundit kaloi në Slaven Belupo dhe Mirlind Daku që kaloi te Osijeku e ku më pas u transferua te Kukësi. /Zëri.info