Lajm shokues: Gjendet i vdekur në dhomën e gjumit lojtari 20-vjeçar

Lajm shokues: Gjendet i vdekur në dhomën e gjumit lojtari 20-vjeçar

Sport gusht 18, 2019 - 14:51
Detajet

Bota e sportit është shokuar mëngjesin e sotëm, shkruan Zëri.info.

Lojtari i ragbit, Archie Bruce është gjetur i vdekur në dhomën e gjumit të hotelit në mëngjes pasi bëri debutimin e tij për Batley Bulldogs.

20-vjeçari luajti për skuadrën e tij për herë të parë kundër Toulouse në jug të Francës.

Një deklaratë nga kryetari i klubit Batley, Kevin Nicholas shkruhet: "Klubi është i shokuar dhe ju njoftojmë se Archie Bruce (20) u gjet i vdekur në dhomën e gjumit të hotelit. Familja e Archie është informuar”, shkruhet në njoftim.

Hetimet për vdekjen janë duke u zhvilluar në Francë. /Zëri.info

Image
Image