Karriera e Sadikut në rrezik, nuk ftohet nga Levante
Karriera e Armando Sadikut është në rrezik, pasi mund të mos marrë asnjë minutë në 6 muajt e parë te Levante.
Elbasanasi nuk ka gjetur ekip të ri dhe duket se do të mbetet në Spanjë, aty ku trajneri Paco Lopez nuk e do në skuadër, raporton Telesport.
Numri një i stolit ia ka bërë të ditur, por sërish futbollisti i Kombëtares nuk ka gjetur skuadër të re.
Ai nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga tekniku për ndeshjen e parë të kampionatit. Levante do të luajë sfidën e parë kundër Alaves, ndërsa titullar pritet të jetë shqiptari i Maqedonisë, Enis Bardhi, i cili është shumë lojtar i rëndësishëm për ekipin spanjoll.
ëë CONVOCATORIA
— Levante UD ë (@LevanteUD) August 17, 2019
Estos son los jugadores convocados para enfrentarnos al @Alaves.#110AñosDeResistencia#AlavésLevante pic.twitter.com/Pm2O2dQa9m