Lampard reagon pas dështimit kundër Liverpoolit - befason me këtë deklaratë

Lampard reagon pas dështimit kundër Liverpoolit - befason me këtë deklaratë

Sport gusht 15, 2019 - 00:27
Detajet

Chelsea ka pësuar humbje në finalen e Superkupës së Evropës nga Liverpooli vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Derisa koha e rregulltë dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 2:2, ndeshja shkoi në ekzekutimin e penalltive, raporton Zëri.info.

"Të Kuqtë" ishin me fat në këtë drejtim duke ia dalur të fitojnë me rezultat 5:4 pas huqjes së Abraham në penalltinë e fundit.

Trajneri i Chelseat Frank Lampard në një prononcim për media pas ndeshjes ka shprehur krenari për skuadrën e tij.

"Ndjenjat e mia të përgjithshme janë të krenarisë. Jam një humbës i tmerrshëm, por i lumtur me paraqitjen e skuadrës sepse ne ishim të pafat", tha fillimisht Lampard, përcjell Zëri.info.

"N'Golo Kante bëri një paraqitje të mirë. Jam i lumtur me të gjithë lojtarët si dhe për paraqitjen defanzive", vlerësoi ish-mesfushori i Chelseat.

"Kishte shenja të mira nga skuadra sot. Besoj se ata do të vazhdojnë të luajnë kështu dhe më pas ne do të kemi një vit të mirë", shtoi Lampard./Zëri.info