FFK krijon frymë bashkëpunuese edhe me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

FFK krijon frymë bashkëpunuese edhe me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

Sport gusht 13, 2019 - 22:29

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ndodhet në Stamboll, ka bashkëbiseduar me homologun e tij nga Qipro, George Koumas, e ku ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës turke, Kadir Kardaë, i cili është me prejardhje nga Peja, si dhe me presidentin e klubit Kairat nga Kazakistani, Kairat Boranbayev.

Gjatë këtyre takimeve u bisedua për marrëdhëniet ndërmjet federatave, e ku presidenti Ademi theksoi se është e nevojshme të krijohet fryma bashkëpunuese nëpërmjet futbollit e përtej politikës edhe me ato shtete të cilat nuk e njohin ende Kosovën. Po ashtu, presidenti Ademi takoi edhe përgjegjësin e federatave në UEFA, Zoran Lakovic, ku u diskutua për projektet dhe gjendjen e tanishme të federatave.

Image
Image