Trajneri i mirënjohur kosovar: E konsideroj veten të suksesshëm, por nuk jam duke kontaktuar me ndonjë klub

Trajneri i mirënjohur kosovar: E konsideroj veten të suksesshëm, por nuk jam duke kontaktuar me ndonjë klub

Sport July 29, 2019 - 19:01
Detajet

Trajneri i mirënjohur kosovar, Musa Selimi dhe volejbollistja Xhuda Kruti janë të ftuarit e sotëm në emisionin "90 Plus", i cili transmetohet në TV Zëri.

Musa Selimi momentalisht është shumë i lidhur me profesionin që e ka si Dekan në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Edukimit Fizik.

Selimi i cili ka drejtuar skuadra si Gjilani, Drita, KEK-u, 2 Korriku dhe Feronikeli, momentalisht nuk është duke e drejtuar ndonjë skuadër, raporton Zëri.info.

Selimi e konsideron veten trajner të suksesshëm, por thotë që ende nuk është në kontakt me ndonjë skuadër.

"Momentalisht jam i përkushtuar me punën në Fakultet, dhe nuk jam në kontakt me ndonjë klub", tha Selimi në "90 Plus", përcjell Zëri.info.

Image

"Gjërat kanë ndryshuar shumë prej pranimit në UEFA dhe FIFA, dhe duhesh t'i përkushtohesh më shumë skuadrës", vlerësoi Selimi.

"Pa modesti, e quaj veten trajner të suksesshëm dhe këtë e dëshmojnë rezultetet", potencoi trajneri kosovar.

Tutje, Selimi ka vlerësuar edhe Feronikelin, ish-skuadrën e tij.

"Te Feronikeli është bërë një punë e madhe sidomos pas ardhjes së këtyre sponsorëve, jam i lumtur", shtoi ai./Zëri.info