Përfundon procesi, gjykata shpall vendimin për Ronaldon

Përfundon procesi, gjykata shpall vendimin për Ronaldon

Sport July 23, 2019 - 23:50
Detajet

Kathryn Mayorga, siç është kthyer në modë vitet e fundit, u bë e famshme nëpërmjet një padie për përdhunim të lëshuar ndaj Cristiano Ronaldos.

Gruaja pretendonte se portugezi e kishte përdhunuar atë në vitin 2009.

Mayorga e ngriti përsëri para disa muajsh padinë, me Ronaldon që iu desh të mbrohej në gjykatat amerikane. Ditën e sotme ka përfunduar e gjithë kjo ”odise”.

Trupa gjyqësore ka vendosur t’i japë fund kësaj çështje, duke shpallur Ronaldon të pafajshëm.

Në media është publikuar edhe dokumenti, ku shkruhen të gjitha argumentet pse sulmuesi i Juventusit është i pafajshëm.

Arsyeja kryesore është mungesa e provave dhe mosgjetja e videos, që Mayorga pretendonte se ekzistonte.

Humbja e pamjeve e detyroi ish-të dashurën e Ronaldos të tërhiqej nga akuza.

Image