Të qenët në Juve ishte sikur të ishe në burg

Të qenët në Juve ishte sikur të ishe në burg

Sport July 22, 2019 - 12:02
Detajet

Futbollistja, Petronella Ekroth thotë se të qenët pjesë e Juventusit ishte sikur të jetë në burg, derisa bashkëlojtaret e saj e kishin të ndaluar të flisnin për rastin e përdhunimit të Cristiano Ronaldos, transmeton zeri.info

Ekroth e ndihmoi Juven që ta fitonte ligën italiane të femrave në edicionin e kaluar, por tani është rikthyer në Suedi te Djurgardens.

Image

“U mundova t’i shikoja gjërat në një perspektivë më të gjerë, për t’u përmirësuar si futbolliste dhe si qenie humane”, ka deklaruar mbrojtësja.

“Unë nuk mendoj që lojtaret femra të huaja trajtohen njësoj si ato italiane. Kishte situata kur ndonjëherë mendoja nëse isha në kamerë të fshehur. Pastaj u mësova”, shtoi ajo.

“Ndjehesha paksa si të isha në burg”, u shpreh futbollistja./Zëri