"Barcelona e fiton Ligën e Kampionëve me Antoine Griezmannin"
Sport
July 20, 2019 - 20:27
Zbuloni detajet
Legjenda e Barcelonës, Rivaldo beson që me transferimin e Antoine Griezmannit në ekip, Barcelona ka më shumë mundësi që ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Griezmanni pas De Jongit i është bashkuar Barcelonës dhe ka disa spekulime që mund të rikthehet në ekip edhe braziliani Neymar, transmeton KosovaPress.
“Barcelona është gjithmonë favorite, kjo ishte edhe pa transferimin e Griezmannit, mirëpo me transferimin e tij mundësitë janë rritur. Kjo do të thotë padyshim se Barcelona do të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve apo ta fitojë atë”, deklaroi Rivaldo.