Zyrtare: Erjon Kastrati ndërron skuadër

Zyrtare: Erjon Kastrati ndërron skuadër

Sport July 19, 2019 - 14:13
Detajet

i kombëtares së Kosovës, Erjon Kastrati, ka ndarë rrugët me Petrol Olimpija.

Kastrati është larguar nga kampionati slloven, për t’iu bashkuar skuadrës së Kormendit, e cila luan në kampionatin hungarez.

Këtë lajm, basketbollisti kosovar e ka konfirmuar për ‘AsistiOnline’, duke thënë: “Po, kam nënshkruar me skuadrën hungareze”.

Lojtari aktualisht është i angazhuar më kombëtaren Dardane, me të cilën po përgatitet për dy ndeshjet parakualifikuese të Kampionatit Evropian.

Kosova në këtë grup garon me kombëtaren e Luksemburgut dhe atë të Britanisë së Madhe.