De Ligt e zbulon se kush e bindi që t’i bashkohej Juves, nuk është Ronaldo

De Ligt e zbulon se kush e bindi që t’i bashkohej Juves, nuk është Ronaldo

Sport July 19, 2019 - 12:11
Detajet

Mattijs de Ligt thotë se ai kishte vendosur që t’i bashkohej Juventusit para se të fliste me Cristiano Ronaldon, derisa shtoi se Maurizio Sarri e luajti një rol të madh në vendimin e tij, transmeton zeri.info

De Ligt e kompletoi transferimin e tij te Juventusi të mërkurën, derisa klubi italian pagoi 85.5 milionë euro për ish-mbrojtësin e Ajaxit.

“Unë fola me Sarrin në telefon shumë shpejt, për ta njohur, asgjë më shumë. Ai është gjithashtu njëra prej arsyeve që desha të vija te Juve sepse kam dëgjuar shumë histori të mira për të – mënyrën se si luan, filozofinë që ka, futbollin sulmues, si e përgatit vijën e mbrojtjes – kështu që ai ishte një arsye e madhe”, deklaroi De Ligt./Zëri