Milani shet Silvan dhe Cutronen për transferimin e yllit të Atleticos

Milani shet Silvan dhe Cutronen për transferimin e yllit të Atleticos

Sport July 18, 2019 - 23:23
Detajet

“Sky Sport Italia” raporton se Milani është në bisedime për të nënshkruar me futbollistin e Atletico Madridit, Angel Correa, me 55 milionë eurot që do të përfitohen nga shitjet e Andre Silvas te Monaco dhe Patrick Cutrones te Wolverhamptoni, transmeton zeri.info

Gazetari i njohur i sportit, Gianluca Di Marzio thotë se marrëveshje e trefishtë është duke u orkestruar nga agjenti Jorge Mendes.

Raportohet se klubi spanjoll dhe Correa janë të hapur për një largim, nëse vjen oferta prej 55 milionë eurove.

Në edicionin e kaluar 24-vjeçari realizoi 5 gola dhe 4 asistime në 49 ndeshje me klubin spanjoll./Zëri