Bota e futbollit në zi, ish-futbollisti qëllohet për vdekje dhe ndërron jetë brenda në veturë

Bota e futbollit në zi, ish-futbollisti qëllohet për vdekje dhe ndërron jetë brenda në veturë

Sport July 16, 2019 - 11:14
Detajet

Ish-futbollisti i Afrikës së Jugut, Marc Batchelos është qëlluar për vdekje afër shtëpisë së tij në Johannesburg.

Batchelos ka luajtur për Kaizer Chiefs, Orlando Pirates dhe Mamelodi Sundowns në Afrikën e Jugut, raporton Zëri.info.

“Ai është qëlluar nga dy persona që ishin duke vozitur një moto-çikletë”, tha zëdhënësi i policisë, Col Lungelo Dlamini për “SABC”.

“Të dyshuarit kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij. Batchelos ka vdekur brenda në veturë dhe sulmuesit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes”, tha zëdhënësi në mes të tjerash.

“Dlamini gjithashtu tregoi se Batchelos ishte duke udhëtuar me një kopshtar, i cili në këtë rast nuk mori asnjë lëndim./Zëri.info

Image