Zyrtare: Futbollisti i Malit të Zi transferohet te Feronikeli

Zyrtare: Futbollisti i Malit të Zi transferohet te Feronikeli

Sport korrik 15, 2019 - 20:16
Detajet

Feronikeli ka bërë përforcimin e radhës në këtë afat kalimtar veror, duke siguruar shërbimet e mesfushorit të Malit të Zi, Milos Krkotic.

Krkotic, pozicionin natyral e ka mesfushor qëndror, por i aftë të luajë edhe në krahun e majtë, raporton Zëri.info.

Milos Krkotic më parë ishte edhe pjesë e KF Kukësit, në Superioren e Shqipërisë.

Gjithashtu, ai ka luajtur edhe për Bali United në Indoneyi, si dhe për klubet si Metalac, Mladost, Dacia dhe Yeta Golubovac.

Në nivel ndërkombëtar, Krkotic përfaqëson Malin e Zi.

Me Përfaqësuesen e Malit të Zi, mesfushori në fjalë ka zhvilluar pesë paraqitje./Zëri.info 

Image