Kampionati Botëror, zbulohet lista e sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën

Kampionati Botëror, zbulohet lista e sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën

Sport July 14, 2019 - 19:51
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës në tenis (meshkuj) do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror “Davis Cup 2019”, për grupin IV të Zonës së Evropës, që mbahet në San Marino.

Kosovën do ta përfaqësojnë tenistët Granit Bajraliu, Burim Bytyqi, Muhamed Zulji, Genc Selita, me trajnerin Jeton Hadërgjonaj, njofton KOK, përcjell Zëri.info.

Kosova ndodhet në grupin B bashkë me Irlandën, Maltën, Andorrën dhe San Marinon. 

Kampionati fillon nesër./Zëri.info