Pamje nga momenti kur nxirret trupi i pajetë i Florijana Ismailit
Sport
July 02, 2019 - 20:31
Detajet
Sot u gjet trupi i pajetë i futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, transmeton zeri.info
Trupi i reprezentues zvicerane u gjet në fund të liqenit Como në Itali, raportojnë mediet italiane.
Roboti zhytës, i cili u përdor nga ekipet e kërkimit, e gjeti trupin në një thellësi prej 204 metrave.
24-vjeçarja me origjinë shqiptare ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos u rishfaqur më.
Mediet italiane kanë publikuar pamje nga momentet e tërheqjes së trupit të 24-vjeçares./Zëri






