Tri rregullat e reja të futbollit u aplikuan nga gjyqtari në ndeshjen Feronikeli - Lincoln Red

Tri rregullat e reja të futbollit u aplikuan nga gjyqtari në ndeshjen Feronikeli - Lincoln Red

Sport June 26, 2019 - 09:41
Detajet

Feronikeli është një hap pranë arritjes në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Nikli ka arritur gjatë mbrëmjes së kaluar triumfoi 1:0 kundër Lincoln Red Imps në kuadër të fazës para-eliminatore të ligës elitare evropiane për klube.

Pos rezultatit pozitiv të drenasve në stadiumin prishtinas “Fadil Vokrri” për herë të parë janë vënë në funksion edhe rregullat e reja të futbollit.

Image

Zëvendësimi i lojtarëve

E para ishte me rastin e ndërprerjes së ndeshjes për shkak të lëndimit të ndonjë lojtari. Pas fillimit të takimit, topi i takon skuadrës që e kishte në posedim dhe jo si më parë, kur kundërshtari ia dhuron topin që e kishte në posedim në formë të lojës korrekte.

Rifillimi i ndeshjes

Edhe në rastin e ndërrimit të lojtarëve hyri në funksion rregulla e re, e cila thotë se lojtari nuk duhet të vjen në mes të fushës për të bërë zëvendësimin, por lojtari që lë fushën, duhet ta braktis në krahun më të afër.

Image

Degazhimi i topit

Rasti i tretë ishte degazhimi i topit nga ana e portierit, ku lojtarët mund ta pranojnë topin brenda zonës së 16 metërshit dhe jo si më parë, kur lojtari është dashur të ishte jashtë kësaj zone.

Ndryshe, Feronikeli në takimin e fundit para-kualifikues do të takohet me Santa Coloman dhe në rast të triumfit, atëherë në takimin e parë të kualifikueseve do të luajë kundër Kopenhagës./Telegrafi