Arbër Zeneli kryen operacion të suksesshëm: Futbollisti i Kosovës ka diçka për të thënë pas kësaj

Arbër Zeneli kryen operacion të suksesshëm: Futbollisti i Kosovës ka diçka për të thënë pas kësaj

Sport qershor 25, 2019 - 15:16
Detajet

Futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli është operuar me sukses në gjurin e këmbës.

Zeneli ka pësuar lëndim në ndeshjen eliminatore për “Euro 2020” kundër Malit të Zi, ku ka këputur ligamentet e gjurit, shkruan Zëri.info.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, futbollisti nga Mitrovica ka bërë të ditur se operimi i tij është kryer me sukses.

“Operacioni ka shkuar shumë mirë. Fjalët e juaja dhe mbështetja do të më kthejnë mua më të fortë se kurrë”, ka shbkruar Zeneli.

Ndryshe, futbollisti i Reims pritet të mungojë deri në nëntë muaj pas këtij operacioni./Zëri.info