Lincoln Red i gatshëm për Feronikelin, publikohen pamje nga stërvitja e skuadrës nga Gjibraltari në Kosovë

Lincoln Red i gatshëm për Feronikelin, publikohen pamje nga stërvitja e skuadrës nga Gjibraltari në Kosovë

Sport June 25, 2019 - 14:04
Detajet

Sot do të jetë ditë e rëndësishme për kampionin e Superligës së Kosovës, Feronikelin, pasi do të fillojë udhëtimin historik për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Drenasi do të përballet sot (25 qershor) me Lincoln Red Imps në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Përballja që fillon nga ora 20:45, pritet që në stadiumin e kryeqytetit të sjell mijëra tifozë në përkrahje të ‘Niklit’, raporton Zëri.info.

Për këtë ndeshje e gatshme është edhe skuadra nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Image

Lincoln Red ka zhvilluar stërvitje në stadiumin e Feronikelit “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Image

Në ueb-sajtin zyrtar të klubit, Lincoln Red ka publikuar fotografi të shumta nga stërvitja në Kosovë.

Në mes të tjerash, klubi nga Gjibraltari shkruan: “Dita e ndeshjes për eliminatoret e Ligës së Kampionëve në ‘Fadil Vokrri”./Zëri.info