Cristiano Ronaldo dhe Michael Jordan: Kemi bërë historinë

Cristiano Ronaldo dhe Michael Jordan: Kemi bërë historinë

Sport June 24, 2019 - 09:34
Lexoni detajet

Dy ikonat e botës së sportit, Cristiano Ronaldo dhe Michael Jordan, kanë rikujtuar edhe një herë se ata janë dy njerëz që kanë bërë historinë.

   Lojtari i Juventus i cili padyshim është një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit, me pesë ‘Topa të Artë’ të fituar, ka postuar një fotografi me legjendën e basketbollit, Jordan.

Jordan i cili me skuadrën e Chicago ka bërë historinë në NBA, dhe ka një rekord prej 6:0 në finalet e NBA, është takuar me yllin portugez të futbollit gjatë së dielës.

Ronaldo është kujdesur që në Instagram të postojë një foto me ikonën e basketbollit, dhe në këtë fotografi ka lënë një mbishkrim interesant.

“Ne kemi bërë historinë” shkruhet në fotografinë ku shihen CR7 dhe MJ.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell edhe postimin e Ronaldos në Instagram, ku mund ta shihni fotografinë e dy legjendave. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

We made history ë

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on