Nuk votohet amendamenti për sponzorizimin e sportistëve

Nuk votohet amendamenti për sponzorizimin e sportistëve

Sport June 19, 2019 - 11:25
Lexo Detajet

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të miratojnë amendamentin e propozuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili parashihte sponzorizimin e kulturës dhe sportit, raporton “Zëri.info”.

Edhe pse mbi 60 deputetë janë të pranishëm në seancë, nuk pati kuorum për ta votuar këtë amendament.

Deputeti Haxhiu para hedhjes së amendamentit në votim ka thënë se sportistët e vendit të cilët po e bëjnë krenare Kosovën, e meritojnë që të sponsorizohen. Një gjë të tillë e kanë mbështetur edhe partitë në pozitë dhe opozitë, por që kur erdhi radha e votimit, amendamenti nuk u votua/Zëri/